Rikuperimi i të dhënave nga hard disqet Seagate (Maxtor)
Siç është konfirmuar tashmë nga firma Seagate, disa nga hard disqet e tyre me ndërfaqe SATA kanë gabime kritike. Rezultati i gabimeve është mos aksesimi total i hard disqeve dhe gjithashtu humbja e të dhënave të ruajtura.
Difektet janë problem i vetëm hard disqeve Seagate dhe Maxtor me ndërfaqe SATA. Difekti është sipas prodhuesit, shkaktuar nga një gabim në mikro kod i firmware të hard diskut, të cilat ishin prodhuar nga një linjë testimi i difektuar nga prodhuesi, deri në 12 Janar, 2009.
Cilat fusha janë të difektuara
Duhet përfytyruar që difektet e raportuara të shfaqur, nga lista e transportuesve të të dhënave, kanë një probabilietet shumë të lartë të dëmtimit dhe humbjes së të dhënave të regjistruara. Shifrat e mëposhtëm tregojnë që zonat e nënvizuar me të kuqe, të cilat janë të prekura nga dështimet e disqeve Seagate dhe Maxtor me gabime në firmware. Harta është e bazuar në praktikat ekzistuese, por rrezikimi real është global.

Cilat disqe janë të prekura nga difektet
Gabimet prekin të gjitha hard disqet Seagate / Maxtor me ndërfaqe SATA të listës së serive së modeleve të mëposhtme:
- Barracuda 7200.11
- Barracuda ES.2
- DiamondMax 22
- SV35.3
- SV35.4
- Pipeline HD
- Pipeline HD Pro
Të gjitha disqet e prodhuara përpara datës 12 Janar 2009 të cilat kaluan nëpërmjet një linje testimi të dështuar nga prodhuesi janë të prekuara.
Modelet e numrave specifike te disqeve të prekura:
Seagate Barracuda 7200.11 |
ST3160813AS ST3320613AS ST3320813AS ST3500320AS ST3500620AS ST3500820AS ST3640323AS ST3640330AS ST3640530AS ST3640623AS ST3750330AS ST3750630AS ST31000333AS ST31000340AS ST31500341AS |
Maxtor DiamondMax 22 |
STM3160813AS STM3320614AS STM3500320AS STM3640323AS STM3750330AS STM31000334AS STM31000340AS |
Seagate SV35.3 |
ST3500320SV ST3750330SV ST31000340SV |
Seagate SV35.4 |
ST3320410SV |
Seagate Pipeline HD |
ST3160310CS ST3250312CS ST3320310CS ST3500312CS ST3500414CS ST3500321CS ST31000322CS ST31000424CS |
Seagate Barracuda ES.2 |
ST3250310NS ST3500320NS ST3750330NS ST31000340NS |
Seagate Pipeline HD Pro |
ST31000533CS |
Hard disqet e dëmtuara janë gjithashtu të instaluara në njesitë e hard disqeve të jashtme si Seagate FreeAgent Desk ose Maxtor OneTouch 4.
Modelet e numrave të hard disqeve mund të gjënden direkt në etiketën e hard disqeve:

Si shfaqet difekti
Difekti i përshkruar është më me hile sesa hard disqet standarte. Hard disqet e rrezikuara sillen totalisht normale deri në momentin e fundit. Një përdorues i zakonshëm do ta shikojë problemin vetëm kur ai/ajo thjesht nuk mund të ndezë kompjuterin ose njësinë e jashtme të hard diskut.
Hard disku me një difekt të aktivizuar është e njohur si një disk me madhësi zero (ne diagnostikim SW shfaq LBA 0) ose duke “ngecur” gjatë detektimit (disku qëndron me një sinjal “të zënë” – BSY), eventualisht disku nuk njihet i gjithi (varet nga BIOS-i i kompjuterit).
Problemi mund të parandalohet
Nëse kompjuteri i ruan të dhënat në disa pjesë potencilaisht të difektuara dhe ju nuk doni të surprizoheni një ditë, ju mund të parandaloni problemin.
- Hard disku i rrezikuar mund të zëvendësohet me një tjetër
- Firmware i dëmtuar mund të riparohet
Secilën opsion ju mund të dëshironi, është e rëndësishme të veproni ndaj gabimit të raportuar nga prodhuesi. Nëse nuk jeni të sigurtë se si të proçedoni, na kontaktoni. Ne do ju sugjerojmë një zgjidhje të përshtatshme të rikuperimit të të dhënave.
Si të proçedojmë kur difekti është zhvilluar tashmë
Nëse jeni tashmë nje viktim i gabimit të përshkruar dhe ju nevojitet të merrni të dhënat nga hard disku juaj, opsioni i vetëm i mbetur është rikuperimi i të dhënave.
Në rast se nuk keni ndonjë të dhëne të ruajtur në disk dhe disku vazhdon të jetë nën garanci, ne ju rekomandojmë ta reklamoni diskun tek shitësi juaj.
Çfarë shanses ka për rikuperimin e të dhënave
DATARECOVERY kaq kohë ka arritur në rikuperimin e të dhënave 100% të rasteve. Ne kemi gjëndjen e paisjeve teknike të artit, eksperiencën e teknikëve, dhe, nëse është e nevojshme, me gëzim do ju rikuperojmë të dhënat.
Sidoqoftë, ne ju paralajmërojmë: Bëni kujdes nga ndërhyrjet jo profesionale dhe na kontaktoni.